TRANSPORT I SIGURT DHE NË KOHË

Qëllimi kryesor i MAJANCA SHPED është plotësimi i kërkesave të klientëve tanë, duke rritur vazhdimisht cilësinë e shërbimeve tona. Ne arrijmë qëllimin tonë me organizimin e përgjithshëm dhe logjistikën e transportit, duke garantuar dërgimin e sigurt dhe në kohë të mallrave në destinacionin e kërkuar. Ne sigurojmë edhe shërbime të plota sipas parimit “nga dera në derë”, duke kompletuar të gjitha procedurat doganore, në rast se klienti do të kërkojë një gjë të tillë.

QENDRA LOGJISTIKE

Ambientet tona afariste gjenden në objektin administrativ të JCS SINTEK, që përdoret si një qendër logjistike, për të pasur mundësi të ofrojmë shërbime të plota për nevojat e klientëve tanë.