RETH NESH

Majanca Logistics për 18 vite me radhë ngadalë, por me siguri, ndërton reputacionin e kompanisë. Ne kemi në dispozicion 24 kamionë dhe një bashkëpunim shumëvjeçar dhe të rregullt me nënrealizues të preferuar.

Ne ofrojmë edhe transport të veçantë, por jemi të specializuar për transportin e dërgesave përmbledhëse. Pa dallim të destinacionit të ngarkesës suaj, ne kujdesemi që ajo të jetë e sigurt dhe të udhëtojë shpejtë drejtë pikës së fundit.

Rrjeti ynë logjistik i gjerë, nga Turqia në Ballkan, ju garanton transportimin e mallrave në afate të shkurtra.

Depot që i përdorim në Turqi gjenden në zonën Hadimкoj – Stamboll, ndërsa në Shkup dërgesat i magazinojmë në Zonën industriale Vizbeg – JCS Sintek.

Të dy depot janë pajisur me sistem magazinimi modern, për të plotësuar kërkesat e klientëve tanë. Ne ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh logjistike, duke përfshirë ruajtjen afatshkurtër dhe afatgjatë. Depot tona për momentin janë me kapacitet prej 10.000m2, me lartësi prej 10,5 metra, dysheme industriale me shtresë kuarce, shërbime sigurie dhe monitorim me video 24 orë.